TIRANE - “Nuk ka asnjë arsye pse mos të merret parasysh pjesëmarrja e grave në Parlament, a së paku të ketë një balancim. Dhe partitë politike nuk kanë arsye ta humbin këtë shans”. Këtë shprehu ambasadori i KE-së në Shqipëri, Ettore Sequi gjatë takimit: “Zhvillimi i Demokracisë nëpërmjet Barazisë Gjinore”, që është organizuar sot nga rrjeti i grave “Barazi në Vendimmarrje” në Hotel Tirana International, ku merrte pjesë edhe ambasadorja e OKB-së në Shqipëri, Zineb Benjelloun dhe shumë personalitete të tjerë.
Sequi ka theksuar në fjalën e tij në këtë prag zgjedhjesh në Shqipëri se është përgjegjësi të respektohen kuotat e pjesmarrjes së grave në listat për deputet.
“Është përgjegjësi të respektohen kuotat e pjesmarrjes së grave në listat për deputet. Shembulli më i mirë i barazisë gjinore mundë të merrej Danimarka apo Suedia. Nuk ka asnjë arsye pse të mos marrim shembull këtë rekorde të mirë për barazin gjinore që është një shans në këto momente që të merret parasysh pjesëmarrja e grave të paktën në një balancim, edhe partit politike nuk kanë arsye ta humbin këtë shansë nuk është vetëm një mundësi por është një përgjegjësi nga ana e partive politike, për të avancuar të drejtat e grave dhe ky është në axhendën e anëtarsimit të Bashkimit Europian dhe të drejtat e grave janë një prej 12 prioriteteve të famshme që Shqipëria duhet të plotësoj për tu hapur negociatat me Bashkimin Europian. Në tetor të vitit 2013 do të publikohet edhe raporti përveç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duhet edhe barazia gjinore dhe në fund mund t’ju them jemi idealist dhe ne besojme që me vendimarrje dhe vendosmëri mund të arrijmë në barazin gjinore"
Sequi i është rikthyer argumentit për domosdoshmërinë e e pjesëmarrjes së grua në politikë dhe Kuvend duke e lidhur me integrimin e vendit dhe duke thënë se: “kjo nuk është vetëm një mundësi, por është një përgjegjësi nga partitë politike për të avancuar të drejtat e grave, kjo është në axhendën e anëtarësimit në BE dhe të drejtat e grave janë një prej 12 prioriteteve, që Shqipëria duhet të plotësojë të hapë negociatat me BE-në”.
Sequi e ka përfunduar fjalën e tij me: “Në tetor 2013 do të publikohet raporti në BE. Përveç zgjedhjeve të mira e të ndershme duhet edhe barazia gjinore. Jemi idealistë dhe ne besojmë që ne me vendimarrje dhe me vendosmëri mund të arrijmë në barazi gjjinore”.
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com