TIRANE- Një ditë pasi opozita nxorri tri kushte të reja për të miratuar reformën territoriale, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi zhvilloi një takim me Lulzim Bashën për t’u informuar për këtë proces. Në një takim që u zhvillua me dyer të mbyllura në ambientet e PD-së, mësohet se tema e reformës territoriale ishte tepër e prekur në bisedën ndërmjet diplomatit të BE-së dhe kreut të PD-së. Në njoftimin për shtyp të Partisë Demokratike thksohet se Basha i ka bërë të ditur ambasadorit të BE-së vendosjen e tri kushteve që sipas Bashës ato garantojnë konsensusin e vendosur vite më parë kur janë votuar unanimisht ngritja e AMA-s si edhe vendosja e Zana Xhukës në krye të ILDKP-së, ku krahas këtyre, edhe ligji për nëpunësin civil është votuar me shumicë të cilësuar votash.
“Z.Basha e informoi z.Sequi për qëndrimin e opozitës në lidhje me reformën administrative, duke theksuar se konsensusi në cdo etapë të procesit, dhe vecanërisht rikthimi i konsensusit të shkelur në mënyrë të përsëritur nga mazhoranca, janë të domodoshme për një reformë eficente, të pranueshme dhe të qëndrueshme. Duhen dëshmi e prova të besueshmërisë, tha Basha, duke i kujtuar z.Sequi rastet kur mazhoranca e sotme është angazhuar në letër për konsensus, dhe më pas e ka shkelur atë, si në rastin e shtyrjes së zbatimit të ligjit të statusit në nëpunësit civil, AMA e ILDKP”,- thuhet në njoftim.
Shkrimi u publikua sot (24.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com