TIRANË – Një ditë pas akuzave të kryeministrit Berisha për presidentin Topi, zyra e këtij të fundit është vizituar nga ambasadori i KE në Tiranë, Ettore Sequi. Sipas njoftimit zyrtar të presidencës, Topi e Sequi kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për ecurinë e procesit integrues evropian të Shqipërisë.
Në këtë takim, Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut politik institucional për realizimin e reformave të nevojshme, shmangien e debateve të panevojshme e të parakohshme si dhe përmbushjen e kritereve që do të mundësonin bërjen pjesë edhe zyrtarisht të Shqipërisë në familjes së madhe evropiane.
Kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Sekui, duke vlerësuar rolin kushtetues dhe institucional të Presidentit Topi si simbol i unitetit të popullit, nënvizoi rëndësinë e vazhdimësisë së reformave të ndërmarra dhe dialogut konstruktiv mes forcave dhe aktorëve politikë për të ardhmen integruese evropiane të vendit tonë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com