Sequi,Topallit: Ju ndihmojmë
por s'mund t'ju zëvendësojmë

Sequi,Topallit: Ju ndihmojmë<br />por s'mund t'ju zëvendësojmë
TIRANE-  Ambasadori i BE-se Ettore Sequi  deklaroi sot se u takon të zgjedhurve të popullit të bëjë çdo gjë që shqiptarëve tu plotësohet ëndrra e tyre, integrimi në Bashkimin Europian. I pranishëm në prezantimin e projektit të binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian në mbështetje të forcimit të Kuvendit,  ambasadori Sequi deklaroi  “Ne vetëm mund të ndihmojmë, ne nuk mund t`ju zëvendësojmë. Sukesesi varet vetëm nga puna juaj." Nga ana e saj kryetarja e Kuvendit bëri me faj opozitën pse Shqipëria mbetet pas në krahasim me vendet e tjera të Europës Lindore në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Prezantimi i projektit u bë në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

SEQUI: SUKSESI VARET NGA JU

Sequi i bëri thirrje klasës politike shqiptare për të kapërcyer krizat me anë të dialogut, ashtu siç po vepron Bashkimi Europian me krizat e tij.  "Sukesesi varet vetëm nga puna juaj.Ne vetëm mund të ndihmojmë, jo t’u zëvendësojmë në punën që bëni.  Ne si BE kemi premtuar që të ndihmojmë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Ne po e mbajmë këtë premtim, sepse mendojmë që thyerja e premtimeve rezulton në prishjen e besimit. Ne nuk duam të përjetojmë kriza të besimit. Sondazhet e mendimit të popullit shqiptar tregojnë se shqiptarët kanë shumë besim tek BE. Ne duhet ta rifitojmë sëbashku besimin. Çdo krizë është një mundësi për t'u përmirësuar. Është pikërisht nëpërmjet dialogut që BE po trajton krizën që e ka kapur", tha Sequi.

"Vitin e kaluar ne përmbyllëm këtë projekt pikërisht në një periudhë kur në Shqipëri nuk kishte një dialog politik të kopsitur mirë. Ne shpresojmë që në aspektin politik të ketë një funksionim më të mirë. BE beson se duhet angazhim për të pasur ecuri në këtë objektiv kombëtar", theksoi më tej ambasadori i BE-së.

Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë citoi Komisonerin Stefan Fyle sa i takon integrimit, ndërkohë që u shpreh se BE pret hapa konkrete të Shqipërisë.
"Për të pasur ecuri në këtë objektiv ndërkombëtar, do doja të citoja Stefan Fylen, që thotë se integrim do të thotë transformim, integrimi është kalimi në një demokraci të qëndrueshme. Së bashku me shqiptarët ne po punojmë me grupin e punës që po punon për reformën zgjedhore dhe rregulloren e parlamentit si dhe ligjet që kërkojnë 3/5 e votave", nënvizoi Sequi.

TOPALLI: OPOZITA FAJTORE NE PO PUNOJME
Nga ana e saj  Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli akuzoi sot opozitën se është fajtore për mos progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e lënë pas atë në krahasim me vendet e tjera të Europës Lindore.

“Nëse vendet e Evropës lindore kanë pasur progres ka qenë sepse asnjë forcë politikë, në asnjë rast nuk ka bojkotuar apo bllokuar votimin e ligjeve me 3/5. Shfrytëzoj rastin që t'i bëj thirrje të gjithë forcave parlamentare të bëjnë atë që çdo shqiptar na kërkon, për të votuar ato ligje që KE kërkon të votojmë. Shqiptarët janë të vendosur në objektivin e tyre madhor ne jemi evropian, e meritojmë të jemi në Evropë. Çdo moment bllokimi mund të vonojë, por nuk mund të pengojë integrimin” nënvizoi Topalli.

Topalli falenderoi për financimin e projektit dhe garantoi ndërkombëtarët se “Tek unë tek kolegët e mi do gjeni një garant të ndjekjes dhe seriozitet të implementimit të projektit”

Në përgjigje të ambasadorit Sequi Topalli tha: "Zoti Sequi ne jemi të bindur se reformat do të na çojnë drejt BE-së, ju e keni ndjekur jetën parlamentare dhe jeni optimist. Ju falënderoj për financimin dhe mbështetjen që na keni dhënë si përfaqësues i BE-së në vendin tonë. Detyra jonë kryesore është votimi i ligjeve me 3/5 dhe ky nuk është vetëm detyrim i mazhorancës por edhe i opozitës dhe unë jam e bindur se sa do vonë kjo do të ndodhë. Shqiptarët e duan integrimin në BE dhe kuvendi po punon për aspiratat e popullit të vet."

BE 1.5 mln euro për demokratizimin e Kuvendit

Parlamenti shqiptar nisi sot një projekt 1,5 milionë euro për rritjen e standarteve demokratike, në bashkëpunim me parlamentin e Francës dhe atë të Hungarisë. Projekti europian po e përgatit Shqipërinë si edhe vendet e tjera që aspirojnë të jenë kandidate për anëtare të BE. Më shumë se 90 ekspertë nga parlamenti francez, hungarez, dhe antarë të tjerë të BE-së do të ndihmojnë parlamentin shqiptar që të forcojë kapacitetet ligjvënëse, administrative, mbikëqyrëse, transparente, financiare sipas ligjeve dhe modeleve më të mira europiane.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë