TIRANE - Menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare, ku u bë betimi i deputetëve dhe me 91 vota pro Ilir Meta u zgjodh si kryetar i Kuvendit, ambasadori i BE-së përcolli urimet më të mira për Ilir Metën. Ai vlerësoi si tepër të rëndësishëm zgjedhjen e Metës si kryetar i Parlamentit, por dhe fjalimin që mbajti përpara deputetëve të rinj.
"Do të doja t'i jap urimet më të mira kryetarit të ri Ilir Meta për zgjedhjen si Kryetar i Kuvendit. Nuk kam dyshim se do ta udhëheqë Kuvendin në mënyrë të urtë dhe efikase. Dëshiroj të theksoj dhe rezultatin dhe rëndësinë e numrave që dolën. Është e rëndësishme sepse siç kemi thënë edhe në prioritetet kyçe të BE-së. Parlamenti është një institucion kyç dhe ka një rol tepër kyç në sistemin e kontrollit dhe balancave. Gjatë fjalimit të Metës mbajta disa fjalë shënim që janë shumë të rëndësishme si: Integrimi në BE ecën në mënyrë paralele mes maxhorancës e opozitës”- tha Sequi.
Ambasadori i BE-se shtoi se ndante të njëjtin qëndrim edhe me pjesë të tjera të fjalimit të Metës, duke u ndalur tek më pak konfliktualitet dhe më shumë zgjidhje në parlament.
“Edhe unë thashë dje që shpresojmë që në Parlamentin e ri të shikojmë më pak konfliktualitet dhe më shumë zgjidhje. Reforma, sipërmarrje, gjithëpërfshije. Përmendi zbatueshmërinë e ligjeve, sepse ne shohim që ligjet janë të mira por duhet dhe zbatimi i tyre. U lumturova se i referohej shoqërisë civile. Dhe sa i takon vizionit rajonal të bashkëpunimit, sepse kjo është kritike. “- tha Sequi.
I pyetur a i bëri përshtypje që Meta në zgjedhjen e tij si kryetar mori vota dhe nga e djathta, Sequi tha: “Mendoj se është një sinjal i mirë sidomos edhe në sajë të asaj që tha Meta një shenjë bashkëpunim mes mazhorancë e opozitës.”
Sequi nuk pranoit të japë ndonjë vlerësim për ministrat e rinj, Sequi tha: “Sot po festojmë fillimin e Parlament, sa i takon përbërjes së re të qeverisë do të flasim në kohën e duhur”
I pyetur a mendoni se duhet që klasa politike të mbajë shënime nga BE-së, si vetë ai, ambasadori u përgjigj: “Mbajta shënime për dy arsye, sepse Meta tha gjëra vërtet tepër të rëndësishme dhe së dyti se nuk kam një memorie të mirë.Sa i ktaon palës politike nuk mendoj se është e rëndësishme të mbajnë shënimet por ti bëjë”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com