TIRANË – Diplomati i parë që ka uruar qeverinë “Rama” për detyrën e re është Ambasadori i BE-së, Etore Sekui.
Duke folur për median jashtë sallës së Kuvendit, Sekui tha: “Do doja ti uroja shumë suksese kabinetit qeveritar dhe Kryeministrit, për të gjithë sfidat që duhet të përmbushin që janë transformime, transformime dhe që kanë të bëjnë me shqiptarët. Duke afruar këtë mjedis më të mirë për shqiptarët rruga drejt Brukselit do jetë me e arritshme”.
Ambasadori i BE-së, Sekui kujtoi se nesër kryeministri Edi Rama dhe qeveria do të nisen drejt Brukselit. “Komenti im i parë është që nesër do nisë një vizitë dyditore në Bruksel dhe anëtarët e qeverisë do shpjegojnë atje programin e qeverisë. Ndërkohë që gjëja e parë që më shkon në mendje janë pritshmëritë shumë të mëdha të shqiptarëve. Janë këto pritshmëri për transformime, të artikuluara nga përfaqësues të popullit dhe njerëz të ardhur nga krahë të ndryshëm”, teksoi Sekui.
“Do doja të siguroja kryeministrit për mbështetjen e institucioneve të BE-së dhe kam përshtypjen që kjo do jetë dhe mbështetja që ai do marrë që nga vizita e tij nesër në Bruksel! Komenti im përfundimtar: punë të mbarë”, përfundoi mesazhin dhe urimin e tij, ambasadori i BE-së, në Tiranë, Etore Sekui.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com