Serbët e Bosnjës, Dodik: Krime
e ligjshme, Kosova e paligjshme

BANJALLUKA - Presidenti i Republika Sërpskas, Milorad Dodik, ka deklaruar në Banjallukë se nuk mund të tërhiqen paralele në mes të gjendjes në Kosovë dhe në Krime.
 
Dodik thotë se Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj në mënyrë jolegjitime dhe ka shkelur Rezolutën 1244 të OKB-së.
 
Presidenti i RS ka thënë se kjo rezolutë garanton integritetin territorial të Serbisë, ndërsa në Kosovë as që është mbajtur referendum.
 
Vendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës e ka marrë “një grup njerëzish në Kuvend dhe nuk i ka përfshirë të gjithë përfaqësuesit nga e gjithë Kosova”.
 
“Nëse Kosova do të kishte ndjekur rrugën e njëjtë sikurse Krimea, unë do të dilja dhe do të thosha se kjo është e drejtë e popullit në vetëvendosje, pasi që këtë të drejtë dëshiroj ta afirmoj për të gjithë popujt e botës, e natyrisht edhe për popullin boshnjak, të cilët që nga viti 1991 kanë dashur të afirmojnë të drejtën për vetëvendosje e Bosnjës në kuadër të shpërbërjes së Jugosllavisë”, ka thënë Dodik për agjencinë e lajmeve “Fena”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Kartoni i kuq për Bellingham i kushton shumë, pezullohet gjyqtari Montero: Jam izoluar në shtëpi, më sulmuan babanë

Kartoni i kuq për Bellingham i kushton shumë, pezullohet gjyqtari Montero: Jam izoluar në shtëpi, më sulmuan babanë