Serbët e Kosovës kërkojnë
nënshtetësi ruse

Serbët e Kosovës kërkojnë<br />nënshtetësi ruse
MITROVICE- Më shumë se 50 mijë serbë të Kosovës kanë nënshkruar një peticion drejtuar ambasadës ruse në Beograd ku kërkojnë dhënien e shtetësisë ruse.
|Shtetësija e dyfishtë, serbe dhe ruse, mund të parandalojë islamizimin e mëtejshëm të Kosovës” citohet të ketë thënë Zlatibor Dzhordzhevich, lideri I lëvizjes Serbia e Vjetër,e cila organizoi peticionin,raporton Ria Novosti.

Deri tani peticioni është firmosur nga më shumë se 23 mijë vetë, të cilët raportohet se kanë kërkuar edhe më parë shtetësi ruse.

Dzhordzhevich ka thënë se vullnetarë po udhëtojnë drejt Kosovës për të mbajtur shënim emrat dhe detajet e tjera të pasaportave të personave të cilët duan të marrin shtetësinë ruse.

Nga ana e tij ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Rusia do të shikonte cështjen e pasaportave dhe e ka cilësuar pozicionin e serbëve si “dëshpërues” Ndërkohë që Goran Bogdanovic, ministri serb për Kosovën e ka cilësuar peticionin si jo patriotik.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur, 2 të arrestuar në Maliq

Korçë/ Dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur, 2 të arrestuar në Maliq