MITROVICË - Rreth 1.500 qytetarë kanë bllokuar sot gjysmë ore hyrjen në Zubin Potok, në rrugën magjistrale Mitrovicë-Ribariç, duke thënë se policia kufitare e Kosovës po i shantazhon”.
Siç transmeton Beta, ata kanë sqaruar se Policia kufitare ka të drejtë të veprojë në vijën kufitare të Bërnjakut në veri të Kosovës dhe në diametër pesë kilometra nga vendkalimi, e prefekti i ri i zgjedhur i Zubin Potokut, Stevan Vuloviç është shprehur se “ajo nuk është polici, por bandë plaçkitëse".
Sipas fjalëve të tij, policët ndalojnë maunet, kamionët, auto-transportuesit me mallra, u kërkojnë para, i udhëzojnë të shkojnë në terminalin doganor në jug të Mitrovicës dhe atje” vetëm për shkaqe që ata i dinë” u marrin nga 100 deri 200 euro".
Ai ka shtuar se policia kufitare gjatë ndalimit kërkon sigurimin e Kosovës, tabelat e regjistrimit të Kosovës nga udhëtarët dokumente të Kosovës, që sipas tij, nuk paska të drejtë!
Vuloviq ka thënë se i është dërguar letër EULEX-it, KFOR-it me kërkesën që, siç ka thënë ai “Policia kufitare e Kosovës të ndalojë së praktikën plaçkitëse dhe se çdo lëvizje e tyre duhet lejuar nga Komanda rajonale e policisë veriore të Kosovës".
"Po qe se vazhdon kjo praktikë, do të radikalizojmë hapa që përfshijnë bllokimin e automjeteve të EULEX-it, KFOR-it e njëra nga mundësitë është edhe vënia e sërishme barrikadave në rrugën Mitrovicë – Zubin Pototk", ka thënë Vuloviç.
Marrë nga "Koha Ditore"
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com