Ndryshe nga se ndodhi në ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe Partizani i Beogradit-Cervena Zvezda, mbrëmjen e sotme në sfidën e vlefshme për Europa League mes Partizanit dhe turqve të Beshiktashit nuk u regjistrua asnjë incident mes tifozëve të dy ekipeve, apo djegie të simboleve kombëtare.

Policia u kujdes maksimalisht që turqit të lëviznin të qetë në rrugët e Beogradit, ndryshe nga se ndodhi me delegacionin shqiptar. Madje në stadium, policia i vendosi tifozët nga Turqia në një ‘kafaz’ të rrethuar me forca të shumta.

Problemi i vetëm që raportuan mediat turke ishte në lidhje me një pengimin e tifozëve për të dalë nga hoteli në momentin që nuk ishte vendosur ende nëse do të zhvillohej ndeshja për shkak të kushteve të motit. Ndërsa më pas në stadium, turqit krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme duke ndihmuar ekipin në fitoren e thellë 0-4.


d.b/shqiptarja.com