Serbët heqin një prej
barrikadave në Jagnjenicës

Serbët heqin një prej<br />barrikadave në Jagnjenicës
Pas Marrëveshjes së arritur ndërmjet kryetarit të Zubin Potokut, Slavisha Ristic, dhe përfaqësuesve të KFOR, serbët kanë filluar të heqin barrikadën në Jagnjenicë.

KFOR-i do të largojë po ashtu makinat e saj me të cilat bllokohej rruga e njëjtë, ndërsa aty do të instalohet një punkt i përbashkët kontrolli me policinë lokale të Kosovës. Ristic ka thënë se barrikada e tretë e ngritur nga serbët në rrugët dytësore të Jagnjevicës do të qëndrojë dhe se serbët do të rrinë aty.

"Ramë dakord që KFOR-it të largohet nga rruga, që trafiku të funksionojë, e kur të lirohet rruga, ata do ta instalojnë një pikë kontrolli. Ky ishte kushti i tyre, ndërsa kushti jonë ishte që bashkë me ta kontrollin e trafikut ta kryej policia lokale nga stacioni i Zubin Potokut. Ata e kanë pranuar këtë variant, ndaj do të hiqen makinat që janë shkatërruar gjatë aksionit të KFOR-it të para një jave”, ka thënë Ristic.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari