Serbët, Kosova me ligj special për
Bashkësinë e komunave serbe
Fitorja e Iniciativës Qytetare “Srpska” në nëntë nga dhjetë komunat në Kosovë garanton se do të formohet Bashkësia e komunave serbe, që ata të mos ikin nga Kosova. (Në foto: Përfaqësuesit e serbëve)
MITROVICE - Fitorja e Iniciativës Qytetare “Srpska” në nëntë nga dhjetë komunat në Kosovë garanton se do të formohet Bashkësia e komunave serbe (BKS) qëllimi kryesor i të cilës është mbetja e serbëve në Kosovë dhe e cila do të jetë e njohur nga Serbia, ka thënë për “Blic” Vladeta Kostiç, kryetar i “Srpska-s”.
“Srpska” ka fituar në Mitrovicën Veriore, Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan, Graçanica, Novo Bërdë, Ranillug, Kllokot dhe Partesh.
Partia e Pavarur Liberale ka fituar në Shtërpcë.
Formimi i BKS-së, sipas gazetës “Blic” pritet të formohet më së largu deri në gjysmën e janarit. Por, deri atëherë, shkruan kjo gazetë, duhet hartuar statutin Bashkësisë... e edhe Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë ligjin kushtetues ose një lloj “lex specialis” (ligj special) që do të njihte Bashkësinë... dhe do të mundësonte që ligjet e Bashkësisë serbe t’iu nënshtrohen ligjeve në Kosovë në fushat që serbëve ua garantojnë Brukseli, Beogradi e Prishtina, shkruan Koha.
Oliver Ivanoviç, lider IQ “Serbia-demokracia –drejtësia” thotë se më i rëndësishmi është përfundimi i strukturës së BKS-së dhe mënyra se si ajo do të konstituohet.
Sipas tij, kjo mënyrë me siguri se do të debatohet në Bruksel, pasi bëhet fjalë për organin më të rëndësishëm që nuk do të ketë kompetenca ligjvënëse por ndikimi i të cilës do të jetë shumë i rëndësishëm.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08