Serbët ndalojnë ndërtimin e shtëpive
të shqiptarëve në veri tëMitrovicës

Serbët ndalojnë ndërtimin e shtëpive<br />të shqiptarëve në veri tëMitrovicës
Dhjetëra serb kanë ndërprerë, sot rreth orës 10 e 30, punimet në ndërtimin e gjashtë shtëpive të shqiptarëve në Lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës .

Kompania “Shpk Lili Grup” e cila kishte filluar punimet sot në orën tetë të mëngjesit, pas rreth dy orë e gjysmë pune, është penguar nga rreth 20 qytetar serb, të cilët me automjetet e tyre kanë bllokuar rrugën, duke bllokuar depërtimin e kamionëve të kësaj kompanie në thellësi të lagjes Kroi i Vitakut.

Nazmi Ismajli përfaqësues i lagjes Kroi i Vitakut ka konfirmuar për KosovaPress ndërprerjen e punimeve, që sipas tij, kanë ndodhur pa asnjë arsye.

“20 veta të cilëve u printe Dragolubi i kësaj lagje kanë bllokuar rrugën duke u pamundësuar kështu ndërtimin e shtëpive tona. Në mesin e tyre përveç Dragolubit i cili që tri vite po i pengon punimet ka pasur edhe përfaqësues të UNMIK-ut”, ka thënë Ismajli.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri