Rreth 2 mijë serbë protestuan në Beograd kundër NATO-s, pas një marrëveshje të qeverisë serbe me Aleancën e Atlantikut të Veriut e sidomos pas bombardimeve të amerikanëve në Libi kundër ISIS ku mbetën të vrarë edhe dy serb.

Protestuesit mbanin në duar flamuj rus, si dhe dy portrete atë të presidentit rus Vladimir Putin e kryeministrit Dimitri Medvedev. Duke kujtuar bombardimet e NATO-s, për luftën në Kosovë, ata i bënë thirrje Moskës, një aleat kryesor i Serbisë, të ndërhyjë. Protestuesit nuk nguruar në hidhnin dhe parrulla si “Kosova është Serbi”. 

Demonstrata vjen ndërsa qeveria serbe ka nënshkruar një marrëveshje të premten, duke garantuar imunitet diplomatik dhe lëvizjen e lirë të trupave të NATO-s. megjithatë edhe presidenti serb, Tomislav Nikolic ka thënë se nuk ka" asgjë të re, ose të diskutueshme "në lidhje me marrëveshjen, duke theksuar se kjo është thjesht një çështje e bashkëpunimit praktik, i cili do të lejojë trupat serbe të lëvizin lirshëm në territore të tjera gjatë misionet ndërkombëtare.

Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)