Serbët therin një goran
mendonin se ishte shqipta

Serbët therin një goran<br />mendonin se ishte shqipta
Në kryeqytetin serb, ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme, kur disa huliganë e therën me thikë në qafë një djalë pasi menduan se ai është shqiptar.

Ngjarja ndodhi në një autobus urban të Beogradit. Sipas të përditshmes Express gjithçka filloi kur Xhelim Limani, rastësisht, i preku me qesen e tij huliganët serbë. Limani filloi t’u kërkonte falje dhe për shkak të aksentit të tij, serbët e sulmuan.

“E shoh se qenke shiptar”, citohet t’i ketë thënë njëri nga huliganët, i cili më pas nxjerr thikën dhe e pret në qaf Xhelim Limanin. Mediat serbe raportojnë se viktima është munduar t’i bind agresorët se është goran, e jo shqiptar. Gazeta Blic raporton se Limani tash është jashtë rrezikut për jetë, derisa sjell edhe rrëfimin e njerëzve që e kanë njohur atë. Ai duket të jetë një goran nga Kosova dhe tash e disa vjet jeton në Beograd, ku bën punë të rënda fizike. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar