Serbët vendosin në Veri të 
Mitrovicës shtatoren e Car Llazarit

Serbët vendosin në Veri të <br />Mitrovicës shtatoren e Car Llazarit
Është vendosur në Veri të Mitrovicës shtatorja e Car Llazarit. Ajo është e vendosur pranë urës së Ibrit, dhe sipas një plani të Komunës së Mitrovicës Veriore revitalizimi i kësaj ure bëhet i padobishëm, pas vendosjes së kësaj shtatoreje dhe parkut që do të bëhet përreth saj.

"Shtatorja është e gjatë 7.5 metra, dhe peshon 7.5 ton. Ka një bazament betoni prej 3 metrash", thotë televizoni serb, B92.

Kjo shtatore do të zbulohet nesër, me rastin e asaj që njihet si “Vidovdan”, të 28 Qershorit, me të cilën Serbia feston të ashtuquajturën si Betejën e Kosovës, e vitit 1389. Zbulimin e shtatores do ta bëjë Marko Gjuriç, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën e Metohinë në Qeverinë e Serbisë.

Në këtë shtatore, Car Llazari paraqitet me shpatë në dorë, dhe me tjetrën dorë të drejtuar kah Gazimestani, vendi ku thuhet të ketë ndodhur beteja e mesjetës.

Vendimin për vendosjen e kësaj shtatoreje e ka marrë komuna e Mitrovicës së Veriut.

Institucionet qendrore nuk janë deklaruar për këtë akt të veriorëve. Bashkimi Evropian ka marrë përsipër revitalizimin e urës mbi lumin Ibër, e cila qëndron e bllokuar që nga përfundimi i luftës në Kosovë, duke bërë kështu që qyteti verior i Kosovës të ndahet në dysh. Rikthimi i lëvizjes mbi urë është pjesë e marrëveshjeve të arritura në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të mbajtur në Bruksel.

Ndryshe, Serbia ka nisur në veri edhe ndërtimin e një lagjeje të re, të cilën e ka quajtur “Lugina e Diellit” e të cilën institucionet e vendit e kanë cilësuar si përpjekje për rikolonizim të Serbisë, e cila nuk do të lejohet.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid