Automjeti i EULEX-it, është kthyer prapa përmes rrugës së fshatit Suhadoll, ka bërë të ditur zëdhënesi i Policisë Rajonale, në Mitr9vicë, Besim Hoti, duke shtuar se situatë e ngjashme e blokimit të rrugës për qarkullim të automjeteve të EULEX-it, ka qenë edhe gjatë ditës së djeshme .
Bllokadat në rrugë, në shenjë proteste kundër lejimit të kalimit të automjeteve të EULEX-it, janë regjistruar në dy lokacione të ndara gjatë ditës së djeshme.
Kështu,rreth orës 12:oo min, rreth pesëdhjetë serb të Zubin Potokut, në fshatin Zupq kanë bllokuar rrugën magjistrale në drejtim të pikës kufitari 31, Bërnjak, për më tepër se një orë,duke kundërshtuar lëvizjen e automjeteve të EULEX-it në atë drejtim.
Dy vetura të EULEX-it, janë kthyer prapa në drejtim të Mitrovicës, pasi të tubuarit ishin shpërndarë.
Blokadë në rrugë dhe kundërshtim të lejimit të qarkullimit të veturave të EULEX-it, është regjistruar edhe rreth orës 16:oo min,në veri të Mitrovicës, përkatësisht në rrugën “Anke Spajiq”.
Vetura e EULEX-it,që ishte nisur në drejtim të “Kodrës së Minatorëve”,është ndaluar në afërsi të “tre rrokaqiejve”, nga grupi prej pesëmbëdhjetë serbësh, të cilët kishin vendosur një pengesë fizike në rrugë dhe nuk është lejuar të qarkullojë në atë drejtim. Andaj është kthyer prapa përmes rrugës “Kolashini” në drejtim të Suhodollit.
Njësitë policore të stacioneve përkatëse ishin në vend të ngjarjes dhe se incidente tjera nuk ka pasur, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.











