BEOGRAD- Një prej multimiliarderëve më të famshëm në Ballkan dhe biznesmeni më i pasur në Serbi është arrestuar në lidhje me një aferë korruptive me një marrëveshje të privatizimit. Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se me Mirosllav Mishkoviç u arrestuan dhe djali i tij dhe gjashtë biznesmenë të tjerë.

Miroslav Miskovic, është pronar i kompanisë Delta Holding e cila merret me biznese të natyrave të ndryshme mes të cilave dyqane tregtimi, shit blerje pronash të patundshme, ndërtime dhe sigurime.

Policia tha se të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në afera korruptive në kontrata për riparimin e disa rrugëve në vitin 2005.  Akuzat kanë të bëjnë me një skemë të përvetësimit, në vlerë prej 40 milionë eurosh.

Prokurorët pritet të vendosin për paraburgimin e tyre brenda 48 orësh. Akuzat kanë të bëjnë me një skemë të përvetësimit, në vlerë prej 40 milionë eurosh.

67 vjeçari Miskovic krijoi perëndorinë e tij gjatë fundit të qeverisjes së Slobodan Millosheviçit,gjatë viteve 1990, duke e fuqizuar në vitin 2000. Pasuria e tij në vitin 2007 u vlerësua në rreth 2 miliard dollarë por besohet se mund ta ketë shtuar që prej asaj kohe. Bizneset e Miskovic kanë qenë të shtrira në pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë ku ato rezulton të jenë shitur. Djali i tij Marko pronari i një firme të ndërtimeve të rrugëve u ndalua në aeroportin e Beogradit në përpjeke për të udhëtuar drejt Londrës.

Pasuria e tij, më 2007, është llogaritur në më shumë 2 miliardë euro, edhe pse besohet se është tkurrur nga ajo kohë.

Që prej qershorit kur erdhi në pushtet, qeveria nacionaliste serbe ka kryer disa hetime anti-korrupsion që sipas kritikëve kanë patur më shumë në shënjestër rivalët politik dhe aleatët e qeverisjes së mëparshme pro-perëndimore. Policia tha se pas arrestimit, Mickovic kërcënoi zv.kryeministrin e Serbisë Aleksander Vucic i cili është vendosur në krye të fushatës anti-korrupsion. Një situatë që çoi në rritjen e masave të sigurisë për numrin dy të qeverisë. I pyetur nga mediat Vucic deklaroi se nuk i intereson ajo çka ka dëgjuar dhe se e rëndësishme është që të tregohet se askush nuk është i paprekshëm ose i mbrojtur në Serbi.

(ad.ti/shqiptarja.com)