BEOGRAD, 1 korrik /ATSH-ANSA/ - Presidenca italiane e BE-së, që fillon nga dita e sotme, do të jetë e rëndësishme për Serbinë, pasi kjo e fundit dhe Ballkani në tërësi do të jenë ndër prioritetet kryesore të axhendës, sipas ambasadorit Italian në Beograd, Giuseppe Manzo.
"Gjatë presidencës sonë do të afrojmë Bashkimin Evropian me Serbinë për të treguar se BE-ja nuk është as një ëndërr dhe as një makth, por diçka reale dhe konkrete që është e dobishme për njerëzit në një afat të gjatë kohor. Megjithatë, BE-ja do të mbështesë Serbinë në rrugën e saj evropiane pavarësisht nga vendi që ka presidencën e radhës", deklaroi Manzo për televizionin serb RTS.
"Fakti se presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka ardhur për vizitë në Beograd para se të largohet nga detyra, konfirmon se BE-ja, pavarësisht se kush do të jetë pasuesi i tij, synon të mbështesë rrugën evropiane të Serbisë", theksoi ambasadori italian./
/G.S/ a.jor.
/Shqiptarja.com