SERBI – BE-ja: Beogradi të harmonizojë me Brukselin pozicionimin ndaj Rusisë

BEOGRAD- Serbia duhet të harmonizojë gradualisht me BE-në pozicionet politike rreth Rusisë dhe kryesisht ato mbi sanksionet, deklaroi komisioneri i ri i BE-së i ngarkuar me poltikën evropiane të fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit, Johannes Hahn, në një intervistë të publikuar sot.
"Serbia pranoi detyrimin e harmonizimit të pozicioneve të saj me ato të Bashkimit Evropian mbi çështjet e vështira si rasti i sanksioneve kundrejt Rusisë", deklaroi Hahn në të përditshmen serbe, "Vecernje Novosti".
"Kjo është shumë e rëndësishme dhe ne presim që Beogradi të respektojë angazhimet e saj", shtoi ai në këtë intervistë që u publikua po atë ditë që komisioneri i BE-së mbërriti në vizitë në Beograd.
Fjalët e Hahn-it vijnë një muaji pas vizitës në Beograd të Vladimir Putinit, me qëllim përforcimin e influencës ruse në Serbi, vend kandidat për aderim në BE, ndërkohë që Moska është gjithnjë e më shumë e izoluar nga skena ndërkombëtare për shkak të krizës në Ukrainë.
Që prej fillimit të krizës ukrainase në nëntor 2013, diplomacia sebre mban një ekuilibër të brishtë mes respektimit të dtyrimeve të saj kundrejt BE-së, me të cilën filluan negociatat për aderim në janar, dhe mbajtjen e marrëdhënieve të mira me Moskën, që mbështet Beogradin  në dosje të ndryshme ndërkombëtare të ndjeshme, ku edhe për atë të pavarësisë së ish-provincës serbe të Kosovës, që Rusia nuk e njeh./ATSh/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike