SERBI - Flamujt kombëtar shqiptar dhe ai i Republikës së Kosovës janë djegur sot në Nish të Serbisë, gjatë një ndeshje futbolli mes Radniçkit të Nishit dhe Radit të Beogradit.

Lajmi bëhet i ditur nga media kosovare Indekonline, ku citohet se flamujt janë djegur nga simpatizantë të Radit, pas mbylljes barazim 1:1 të ndeshjes së futbollit.

Ky veprim ka gjetur përkrahjen e të gjithë shikuesve në stadium, raporton Indeksonline.

Sipas medias kosovare, simpatizantët fillimisht kanë djegur flamurin kombëtar shqiptar e më pas atë të Kosovës.

Ndërkohë, tifozët e skuadrës vendëse kishin parulla mes të cilave shanin shqiptarët, Kosovën dhe fqinjë të tjerë. Ata kanë sharë Zagrebin, Tiranën, posaçërisht Hagën, me një parullë të madhe që mbanin tifozët.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)