Serbi, e bija e Millosheviç tregon
arrestimin e të atit: Si e kërcënuan 

Serbi, e bija e Millosheviç tregon<br />arrestimin e të atit: Si e kërcënuan <br>
BEOGRAD-E bija e Slobodan Millosheviç në një intervistë për mediat serbe ka rrëfyer momentin e arrestimit të babait të saj. Marija u shpreh se të atit i kishin thënë se nëse nuk shkonte në burg do të vrisnin të gjithë personat që gjendeshin në shtëpi.

“Shkoi sepse po të mos shkonte me ta në burg, thanë që do të vrisnin të gjithë personat që gjendeshin në shtëpi. E në shtëpi ishin më tepër se 30 njerëz. Aty ishin miqtë e nënës dhe babait, miqtë e mi. Vërtetë mund të na vrisnin të gjithëve.

Do e kujtoj gjithë jetën. Ajo ishte më e vështirë se sa të gjendesha në betejë”, ka thënë Marija Milosevic. Slobodan Millosheviç vdiq pa mbaruar procesi gjyqësor kundër tij në Hagë.

 

d.b/shqiptraja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete