Serbi, jep dorëheqjen Tadiç:
Do rikandidoj për President

Serbi, jep dorëheqjen Tadiç:<br />Do rikandidoj për President
BEOGRAD- Boris Tadiç njofton dorëheqjen nga posti i presidentit për ti hapur rrugë zgjedhjeve te parakohshme presidenciale që pritet të mbahen më 6 maj, së bashku dhe me zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale.

Dorëheqja e tij ndodh 10 muaj para perfundimit te mandatit por ky veprim do të lejojë që ai të mund të rikandidojë në zgjedhjet e 6 majit. Sipas Kushtetutës së Serbisë, mandati i presidentit mund të shkurtohet nëse ai paraqet dorëheqje.

Tadiç u tha gazetarëve se do të rikandidoje për zgjedhjet presidenciale dhe se pret fitore.

“Do te kandidoj në zgjedhjet presidenciale me optimizëm të plotë për të favorizuar zhvillimet pozitive në vendin tonë”-ka thënë Tadiç, teksa u ka njoftuar gazetarëve në Beograd dorëheqjen e tij.


TADIC PERBALLE NIKOLIÇ: DO VAZHDOJ TE MOS NJOH KOSOVEN
Tadiç thotë se do të paraqesë neser zyrtarisht dorëheqjen e tij para kryetarit të parlamentit serb. Po kështu kryetari i Parlamentit pritet të thërrasë zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale më 6 maj.  Në këto zgjedhje Tadiç pritet të ketë përballë një kandidat të fortë, sic është kandidati nacionalist Tomislav Nikoliç, i partisë Progresive serbe

“Propozoj rrugen e integrimit europian duke ruajtur integritetin e vendit tone.. Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. “- u ka thene Tadiç gazetareve, raporton ANSA. Prej momentit të dhënies së dorëheqjes, kompetencat e presidentit i merr kryetari i Kuvendit, Sllavica Gjukiç Dejanoviç.


TADIC: TRE PALE ZGJEDHJE NE NJE DITE DO SHKURTONIM SHPENZIMET
Zgjedhjet parlamentare janë planifikuar tashmë për tu zhvilluar më 6 maj dhe veprimi shihet si një taktikë për të ndihmuar fushatën e Partisë së tij Demokratike.
Media serbe, B92, njoftuan se Tadic kishte njoftuar vendimin për dorëheqjen mbrëmë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike me arsyetimin se shteti do të kursente mjete në rast se do të mbaheshin zgjedhje në të gjitha nivelet, lokale, parlamentare dhe presidenciale.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, i cili tashmë njoftoi për dorëheqje dhe rikandidim në zgjedhjet e 6 majit, shpalosi planin e tij parazgjedhor, sipas të cilit ai do të vazhdojë politikat -Europa dhe Kosova.
Siç raportojnë mediat serbe, Tadiç i përmbahet planit katërpikësh për Kosovën – garanci të reja për serbët në enklava, zgjidhja e statusit të pronave të Serbisë dhe të serbëve në Kosovë si dhe statusi i veçantë për objektet e kultit të serbëve. Thelbi i këtij plani është , sipas Tadiç, as ndarje, as njohje të pavarësisë së Kosovës. Ai po ashtu u tha gazetarëve se është e nevojshme të bisedohet për statusin e ri për veriun e Kosovës, që vetëkupton kompetenca të veçanta. Tadiqi pohon se kjo do të ishte një zgjidhje kompromise gjithëpërfshirëse, që është në interes jo vetëm për serbëve, por edhe të shqiptarëve dhe të BE-së. Sipas tij, ky plan i Beogradit për Kosovën për herë të parë nuk ka ndeshur në reagime negative

(sg/rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë