Serbi, Karadzic: Prisja përjashtimin
nga UEFA pas dhunës me Shqipërinë

Serbi, Karadzic: Prisja përjashtimin<br />nga UEFA pas dhunës me Shqipërinë
Kreu i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karadzic, ka pranuar se pas ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, kishte pritur që UEFA ta përjashtonte nga eliminatoret për Euro 2016.
“Para ndeshjes ne kishim një komunikim normal dhe të qetë me presidentin e Federatës Shqiptare. Por gjithçka tjetër ishte e çuditshme rreth mbërritjes së tyre këtu, pasi ne nuk dinim asnjë detaj.
 
Ndaj ne u treguam të kujdesshëm, pasi nuk e dinim se si mund të rridhnin ngjarjet. Në kontrolluam shitjen e biletave. Nëse do të kishim nxjerrë në shitje të lirë të gjitha biletat dhe ato të kishin përfunduar në duart e atyre në lindje, do të kishte ndodhur një gjakderdhje” u shpreh fillimisht Karadzic.

Më pas kreu i Federatës Serbe u ndal tek ajo që ndodhi dhe pasojat që priste duke u treguar për herë të parë i sinqertë në mënyrë indirekte se Serbia gaboi në organizimin e ndeshjes.
“Në fushë hyri një grup prej 60 personash. Sapo ata dolën nga fusha, me telefonoi Blater dhe më tha Bogdanov ka hyrë në fushë.

Pas ndeshjes mendova se do të na përjashtonin, pasi Bogdanov, karriget në fushë, tifozët, turma para tunelit me lojtarët e tyre dhe shumë gjëra të tjera në penalizonin".
 
Në fund Karadzic pranoi se dha dorëheqjen duke zbuluar madje se i kishte kërkuar Dejan Stankoviç ta zëvendësonte, por ky i fundit kishte refuzuar.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)