Serbi kërcënon Hollandën se do
shkatërrojë digën: Lironi Mlladiç

Serbi kërcënon Hollandën se do<br />shkatërrojë digën: Lironi Mlladiç
Shërbimi Informativ holandez po heton dy incizime në YouTube në të cilat një serb kërcënon se do shkatërrojë një digë në Hollandë, në shenjë proteste për shkak se në burgun e Hagës gjenden ende Ratko Mlladiç, Radovan Karaxhiç dhe Vojislav Sheshel.

Në incizimin i cili që në shkurt është vendosur në YouTube, personi me mbiemrin Petroviç thotë se ka informata se “grupi i intelektualëve serbë ka bërë plan për lirimin e patriotëve serb: Sheshel, Mlladiç, Karaxhiç dhe të tjerët”.

"Plani është që t’i dërgohet një ultimatum qeverisë kukull të Hollandës, kur forcat patriotike do ta marrin pushtetin në Serbi, për të liruar trimat serbë. Në të kundërt, kjo digë e brishtë do të bombardohet dhe Hollandën do ta pres një katastrofë e madhe”, thotë Petroviç.

Pas monologut të tij, Petroviç - i cili thotë se gjendet në bregun e Detit të Veriut, 20 kilometra larg Amsterdamit - i bashkohet “eksperti i digave”, me mbiemrin e njëjtë dhe emrin Vojislav, i cili flet për mundësitë e shkatërrimit të mbrojtjes holandeze nga përmbytjet.

Nga AIVD kanë thënë se janë të njoftuar për këto incizime dhe se do ta njoftojnë publikun për zhvillimin e hetimeve.
(rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato