Serbi, kryeministri Vuçiç:
Haradinajn e dua në Beograd

Serbi, kryeministri Vuçiç:<br />Haradinajn e dua në Beograd
Kryeministri i Serbisë, Aleksadër Vuçiç, ka reaguar për arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është arrestuar në Francë para disa ditësh në Francë, në bazë të një flet arresti të lëshuar nga Serbia.

“Shqiptarët janë shumë mirë të lidhur me njëri-tjetrin, edhe të shkaktojnë probleme reale dhe bezdi në vendet pritëse. A ka hyrë dikush në thelbin e çështjes? Lëreni këto muhabete se a është diçka kundër shqiptarëve apo kundër kujtdo tjetër. A e keni pyetur veten se mos ndoshta ne mbrojmë kriminelë lufte?”, është shprehur ai për televizionin publik të Serbisë duke shtuar se këtë pyetje ai jua drejton të gjithë atyre që kanë tentuar t’i dërgojnë mesazhe dhe ta telefonojnë për t’i kërkuar që Serbia të mos kërkojë ekstradimin e Haradinajt.

“Nuk më shkon në mendje që të mbrojë kriminel lufte, ashtu si nuk kam mbrojtur edhe ata që kishin kryer krime dhe mbanin emrat dhe mbiemrat tanë”, ka deklaruar Vuçiç.

Reagimi i kryeministrit serb ka ardhur pas protestave të shumta të zhvilluara nga shqiptarët në Evropë dhe SHBA, për të kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt.

Një protestë e cila kërkonte lirimin sa më të shpejt të Haradinajt u zhvilluar edhe ditën e sotme në Tiranë, përballë ambasadës franceze.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin