SERBI-Mijëra protestues kanë bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit të Serbisë për të pestën ditë radhazi, në shenjë proteste kundër zgjedhjes së Aleksandër Vuçiç president, në zgjedhjet e 2 prillit.
 
Bëhet fjalë për sindikatat e Policisë dhe Ushtrisë, pjesëtarë nga shoqëria civile të pakënaqur nga reformat e qeverisë së Akelsandar Vuçiç, të cilët kërkojnë rrëzimin e Qeverisë.
 
Protestuesit mbajnë në dorë parulla kundër kapitalizmit dhe numërojnë dështimet dhe sipas tyre ulja e pagave i ka shtyrë mbi 10 mijë serb të dalin në protestë.