Serbi, ministri i Mbrojtjes, Vulin:
Serbia s'do të bëhet pjesë e NATO

Serbi, ministri i Mbrojtjes, Vulin:<br />Serbia s'do të bëhet pjesë e NATO
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Serbia nuk do të bëhet pjesë e NATO-s dhe e asnjë aleance tjetër ushtarake.

Sipas asaj që ka raportuar Televizioni Shtetëror i Serbisë, RTS, se në një bisedë me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoig, Vulin i ka thënë pozicioni parimor i Serbisë është dhe do të mbetet ushtarakisht neutral.

Ministri serb i mbrojtjes është duke zhvilluar një vizitë dy ditore në Rusi, ku gjatë takimeve të zhvilluara është takuar edhe me homologun e tij rus, me të cilin kanë diskutuar për një bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe të industrisë ushtarake.

Derisa Vuçiç të jetë komandant suprem i ushtrisë dhe president i Republikës së Serbisë, e unë ministër i mbrojtjes, Serbia nuk do të jetë anëtare e NATO-s, e asnjë aleance ushtarake, sikur që nuk do të imponojmë sanksione ndaj Federatës Ruse”, ka thënë Vulin.

Gjithashtu Vulin ka shtuar se aeroplanët luftarakë rusë të tipit “MIG” do t’i dorëzohen Serbisë sipas planit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë