Serbi, Nikoliç i jep Daçiç
mandatin për formimin e qeverisë

Serbi, Nikoliç i jep Daçiç <br />mandatin për formimin e qeverisë
BEOGRAD -  Lideri i socialistëve serbë Ivica Daçiç ka marrë sot mandatin për formimin e qeverisë serbe nga presidenti Nikoliç. Pas një takimi në presidencë, Nikoliç ka thënë në një konferencë për shtyp se lideri socialist, aktualisht ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç e ka informuar presidentin se ai ka arritur të krijojë një shumicë në parlamentin e ri serb.

“Partia Progresiste Serbe dhe Rajonet e Bashkuara të Serbisë do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës dhe ndoshta edhe disa përfaqësues të minoriteteve në parlament që pop resin që koalicioni të sigurojë shumicën” - tha presidenti Nikoliç.

Lëvizja e fundit e ndryshon skenën politike serbe, partia demokratike e ish-presidentit Tadiç e sheh veten në opozitë pasi nuk arriti të krijonte një shumicë, pikërisht për shkak të qëndrimeve të luhatura të Ivica Daçiç i cili që para zgjedhjeve nuk e ka fshehur ambicien për të qenë kryeministër.

Në këtë pikë, qeverinë, presidencën dhe parlamentin në Serbi i drejtojnë dy parti, progresistët që kanë dalë nga partia radikale e Sheshelit dhe socialistët që dikur udhëhiqeshin nga Millosheviç.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët