BEOGRAD - Ndër fytyrat më të kërkuar nga femrat në Serbi është gruaja e ish-diktatorit serb Sllobodan Milloshevic, Mirjana (Mira) Markoviç. Një kërkesë nga policia ndërkombëtare – Interpol (IPO) është lëshuar për arrestimin e saj, e cila akuzohet për mashtrime dhe përvetësime, të bëra gjatë regjimit të Milosheviçit.
E akuzuar për “biznese të dyshuara” ajo ka fituar qindra milionë euro përmes krimit të organizuar gjatë periudhës kur në pushtet ishte burri i saj, dikatatori serb Milosheviç. Por aktiviteti i saj me të birin Marko Milosheviç edhe pas vajtjes në Hagë të Milosheviçit dhe pas vdekjes së tij ka vazhduar në Serbi, përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevës, duke investuar në “Interspid”, ka shkruar shtypi botëror.
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç pritet të amnistojë tashmë Mira Markoviçin-Milosheviçin dhe Marko Milosheviçin. Kundër Mira Markoviçit, kryetare e JUL-it të dikurshëm në qeveri dhe bashkëshorte e kasapit serb të Ballkanit, Slobodan Milosheviçit, si dhe djalit të saj, Marko Milosheviç kurrë nuk kanë përfunduar hetimet financiare nga polcia ndërkombëtare, madje as nga shteti serb. Që të dy janë të kërkuar nga Interpoli.
Ata kanë gjetur strehim tek “nëna” Rusi. Menjëherë pas kësaj, një fletë-arresti nga Interpol është lançuar sërish për arrestimin e tyre. Është kjo arsyeja pse ajo nuk kishte marrë pjesë në funeralin e burrit të saj në mars 2006. Madje, Mira Markoviç ditë më parë para dy muajsh kishte kërkuar simbolikisht pensionin e burrit të saj, Milosheviç. Sigurisht këtë e kishte bërë vetëm sa për ta përkujtuar “personalitetin” e tij, që ishte arkitekt i terrorit dhe gencodit serb, duke shkatuar mbi 500 mijë viktima dhe mbi 3 milionë refugjatë, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Megjithëse dihej se e veja e diktatorit serb Mira Markoviç-Milosheviç fshihej diku, si gjithë kriminelët serbë në Serbi ose në Rusi, të cilëve vetëm këto dy vende iu kanë mbetur në botë për të shpëtuar kokën. Por, më në fund, kemi kuptuar se vejusha serbe Mira me gjithë të birin e saj gjenden diku në Rusi, siç e konfirmoi edhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Konuzin, por pa përcaktuar vendndodhjen.
Gjurmëve të këtij lajmi interersant i është vënë redaksia “Presheva jonë” aq më tepër kur dihet se edhe Rusia është anëtare e Interpolit agjencia shqiptare e lajmeve me qendër në Zvicër ka kërkuar përgjigje rreth kësaj nga zyrtarët e lartë të Interpolit me seli në Lion. “Dorëzimi i familjes së Milosheviçit nga Rusia në Serbi varet nga Rusia, meqë ajo është anëtare e Interpol-it..” kanë deklaruar burimet zyrtare nga Interpoli për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com