Serbi, parlamenti voton
qeverinë e Ivica Daçiq
Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit të ri qeveritar pas votimit do të japin betimin, nëpërmjet të të cilit zotohen se do të “ruajnë Kosovën brenda Republikës së Serbisë”.
Kuvendi i Serbisë votoi sot në mesditë përbërjen e re të qeverisë të drejtuar nga Ivica Daçiç. Votimi i paralajmëruar të bëhet ditën e enjte, u shty për sot, për shkak të debateve që zgjatën deri në orën pesë të mëngjesit të sotëm, e që kryesisht u përqëndruan rreth ekspozeut të mandatarit për formimin e qeverisë së re, Ivica Daçiq.
Qeveria u miratua me 142 vota pro, 72 kundër dhe 26 abstenuan.
Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit të ri qeveritar pas votimit u betuan nëpërmjet të cilit zotohen se do të “ruajnë Kosovën brenda Republikës së Serbisë”.
“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe me nderin tim zotohem se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjin, se detyrimin e anëtarit të Qeverisë do ta kryej me ndërgjegje, përgjegjësi dhe përkushtim dhe se do të angazhohem për ruajtjen e Kosovës brenda Republikës së Serbisë”
Në paraqitjen e tij para Kuvendit Daçiq kryesisht u përqëndrua te rëmëkëmbja ekonomike dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, ndonëse ka thënë se marrëveshjet e arritura në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të zbatohen.
Qeveria e re e Serbisë pritet të ketë 17 ministri, ndërsa për kryerjen e punëve të rëndësishme që kanë të bëjnë me Kosovën, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, kishën dhe bashkësitë fetare, ashtu si edhe diasporën, është thënë se do të formohen shërbime të posaçme.
(sg/rel/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56