SERBI - Përmbytjet më të mëdha në Ballkan të disa dekadave, nga të cilat derit tani kanë gjetur vdekjen mbi 20 persona, po kërcënojnë centralin kryesor elektrik të Serbisë, i cili furnizon me energji elektrike pjesën më të madhe të vendit.

Lumi Sava ka dalë nga shtrati në shumë zona dhe nivelet e ujit pritet të arrijnë kulmin ditën e sotme. Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç u shpreh se shqetësimi parësor i qeverisë së tij ishte të mbronte centralin elektrik. Zyrtarët në Serbi refuzojnë të japin bilancin e viktimave të qytetit më të prekur të Obreniovacit derisa uji të tërhiqet.

Në Bosnje rrëshqitjet e dheut kanë groposur shtëpitë kur pothuajse një e treta e Bosnjës është nën ujë. Pjesa verilindore është më e prekura ku shtëpitë, rrugët dhe linjat hekurudhore janë të gjitha nën ujë. Njoftimet bëjnë të ditur se 16 persona mund të kenë gjetur vdekjen. Autoritetet kanë paralajmëruar se përmbytjet mund të përfshijnë edhe zonat me toka të minuara gjatë luftës civile në vend dy dekada më parë.

Përmbytjet ndërkohë kanë përfshirë edhe Koracinë ku ekipet e emergjencës kanë evakuuar qindra banorë nga zona lindore e vendit për në qendrat e ndihmës së emergjencës.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)