Serbi, protesta kundër Vuçiç, më shumë se 10 mijë njerëz në shesh: Liria e medies, parakusht për zgjedhjet

Serbi, protesta kundër Vuçiç, më shumë se 10 mijë njerëz në shesh: Liria e medies, parakusht për zgjedhjet

Foto nga protesta në Serbi

Opozita serbe ka mbledhur më shumë se 10 mijë njerëz në shesh mbrëmjen e së shtunës, duke shënuar javën e 8 të protestave kundër regjimit sipas tyre të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij në qeveri “SNS”. Njëzëri ata kërkojnë më shumë liri për mediet si parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Protestuesit e mbledhur bashkë nga “Aleanca për Serbinë”, një grupim i 30 partive opozitare dhe organizatave të ndryshme, mbanin parulla ku lexohej “Sapo ka nisur” dhe thërrisnin në kor “Vuçiç hajdut!”, në të tetën fundjavë radhazi të pakënaqësisë së shprehur përmes demonstratave.

Protestuesit e mbledhur bashkë nga “Aleanca për Serbinë”, një grupim i 30 partive opozitare dhe organizatave të ndryshme, mbanin parulla ku lexohej “Sapo ka nisur” dhe thërrisnin në kor “Vuçiç hajdut!”, në të tetën fundjavë radhazi të pakënaqësisë së shprehur përmes demonstratave. Nga zyra e Vuçiçit nuk është lëshuar asnjë reagim.

Në të kaluarën, presidenti është shprehur se nuk do të përulet përpara kërkesave të opozitës për reformë zgjedhore dhe përmirësim të lirisë së shtypit, “edhe nëse do të dilnin 5 milionë njerëz në shesh”, por gjithsesi shprehu vullnetin që të testojë popullaritetin e partisë së tij në zgjedhje të parakohshme. Protestat janë përhapur edhe në qytete të tjera të Serbisë, ndërsa të premten u zhvilluan edhe në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh; në qytetin jugor të Nishit dhe disa të tjerë, edhe pse numri i pjesëmarrësve jashtë kryeqytetit mbetet gjithsesi i vogël.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit