Serbi, protesta të dhunshme në Beograd kundër masave kufizuese, 'pushtohet' Parlamenti (VIDEO)

Protesta të dhunshme janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin serb, Beograd.

Qindra njerëz kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e orës policore, teksa dje u raportuan shifrat më të larta të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë Covid.

Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa njerëzit e mbledhur para parlamentit në Beograd, thërrisnin në kor: Dorëheqje.

Një grup i mbështetësve të opozitës sulmoi gjithashtu godinën e parlamentit duke u futur edhe brenda saj.

Presidenti Serb Vuçiç tha të martën se masat strikte, përfshirë edhe mbylljen e Beogradit, vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve dhe se ai do të donte që gjendja e jashtëzakonshme e vendosur në kryeqytet, të shtrihej në të gjithë vendin.

Më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se do të vendoset ora policore gjatë vikendit për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

“Gjendja është alarmante”, tha Vuçiç, duke shtuar se spitalet janë të mbingarkuara me pacientë. Ai gjithashtu theksoi se duke filluar nga data 8 korrik, në Beograd do të ndalohet çdo tubim publik me më shumë se 5 persona.

Më 2 korrik Qeveria serbe miratoi masa të reja për kryeqytetin, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit. Masat përfshijnë mbylljen prej orës 23:00 deri në 06:00 të bareve dhe restoranteve për dy javë, mbyljen e konvikteve studentore, dhe gjoba për ata që nuk mbajnë maska në vendet publike

Sipas autoriteteve, problemi më i madh me koronavirusin aktualisht është në Beograd, ku ndodhen 82.5 për qind e të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Serbi u regjistruan edhe 13 viktima nga COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i viktimave, që nga fillimi i pandemisë, është rritur në 330 dhe mbi 4000 pacientë ndodhen të shtruar në spital.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
Rikthimi i masave të izolimit në Serbi, dhunë dhe të plagosur në Beograd (VIDEO)

Trembëdhjetë policë dhe shtatë civilë u plagosën gjatë trazirave të së martës mbrëma në Beograd, për shkak të paralajmërimeve për rikthimin e masave të izolimit dhe bllokimit për një afat dy javorë.

Autoritetet kanë raportuar se të gjithë të plagosurit u transportuan në Akademinë Mjekësore Ushtarake.

Përleshjet shpërthyen pasi një grup protestuesish u përpoq të hyjë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë, duke bërë që policia të hidhte gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Turma pranë hapësirës së kuvendit u shpërnda rreth orës 1:30 pas mesnate.

“Gjendja është alarmante”, tha Vuçiç, duke shtuar se spitalet janë të mbingarkuara me pacientë. Ai gjithashtu theksoi se duke filluar nga data 8 korrik, në Beograd do të ndalohet çdo tubim publik me më shumë se 5 persona.

Ora 11:19
'Tradhtar, shite Kosovën', protestuesit në Beograd qëllojnë ish-ministrin e Brendshëm Vuk Jeremiç (VIDEO)

Protesta e mbrëmshme që shpërtheu në Beograd, pas vendimit të presidentit Aleksandër Vuçiç për të vënë masa të reja kufizimi si rezultat i numrit të madh të infektuarve me COVID-19, nuk ka kursyer as ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Vuk Jeremiç.

Ndërsa po kalonte pranë protestuesve para dyerve të Kuvendit të Serbisë, një grup protestuesish e kanë goditur me shpulla në qafë duke e cilësuar si “tradhtar për shitje të Kosovës”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 08/07/2020 15:12

    Shpresojë të ta okupojn dhe ta shkarkojn at Molin e Ramës, sepse ndryshe vështir se do përparojm edhe në këtu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës