SERBI- Një tjetër viktimë është shënuar sot duke e rritur në 8 numrin e viktimave nga COVID-19.

Numri i të prekurve është 528 me 71 raste të reja gjatë 24 orëve.

Kurse numri i të shëruarve është 15 persona.

Kujtojmë që qeveria ka marrë masa në ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe se Beogradi është vendi me më shumë të prekur nga koronavirusi.