Serbi, Vuçiç: Hoyt Briyan Yee më
tha s'mund ta prekni Kosovën

Serbi, Vuçiç: Hoyt Briyan Yee më<br />tha s'mund ta prekni Kosovën<br>
Takimi mes zyrtarit amerikan, Hoyt Briyan Yee dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq duket se nuk i ka lënë shije të mirë këtij të fundit.

Në një intervistë për TV Pink, Vuçiq deklaroi se Yee i ka thënë disa mesazhe të qarta nga amerika.

“Amerika e mbështet integritetin territorial dhe shtetin e pavarur të Kosovës. Asgjë nuk do të ndryshojë kurrë. Ju nuk mund ta prekni integritetin territorial të tyre”, ka treguar Vuçiq t'i kishte thënë Yee.

Por, Presidenti serb u shpreh se i ka kujtuar atij cënimin që i bënë 9 vitë më parë integritetit të Serbisë.
Sidoqoftë Yee vetëm i ka përcjellë mesazhin e Amerikës.

Gjithashtu Vuçiq deklaroi se në takim është diskutuar për çështjen e Kosovës dhe i është bërë e qartë se Serbia s’mund të vazhdojë të mbajë aleancë me dy anë, me Rusinë dhe Europën bashkë me SHBA.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar