Serbi, Vuçiç provokon shqiptarët:
Fitorja solli gëzim dhe në Kosovë

Beograd – Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur ekipin kombëtar pas kthimit nga Shqipëria. Gjatë takimit me ekipin kombëtar, Vuçiç premtoi ndërtimin e një stadiumi të ri që do të ketë një kosto prej 250 milionë euro.
 
Vuçiç tha se stadiumi i ri që pritet të jetë gati për kualifikueset e botërorit të ardhshëm, do të jetë më i miri në rajon dhe do të ketë një kapacitet nga 50 deri në 60 mijë vende. Kryeministri serb tha se qevria është e gatshme të japë 150 milionë euro, ndërsa FIFA dhe UEFA do të japin 15 milionë euro. Kurse në total për ndërtimin e stadiumit nevojiten 250 milionë euro.

Vuçiç, i cili nuk ndodhet në pozita të mira politike për shkak të skandaleve në vendin e tij, bëri dhe një provokim për shqiptarët. Ai u tha lojtarëve serb se fitorja e tyre solli gëzim nëSerbi, Republikës Sërbska dhe veçanërisht në Kosovë. Vuçiç tha se kjo u arrit pa përdorur ndonjë metodë jo sportive. Kryeministri serb mori si dhuratë një bluzë të kapitenit, Branislav Ivanoviç dhe një top nga ylli i ndeshjes në Elbasan, Adem Ljajiç.

vuviv
vicic
vucic
vucic
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti