BEOGRAD - Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria nuk do të bashkohen kurrë së bashku, duke iu kundërpërgjigjur kështu deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri serb Vuçiç shprehet se bashkimi kombëtar i Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të bëhet kurrë ndërsa i kërkon homologut Rama të ndalojë deklaratat që sipas tij shkaktojnë destabilitet.
“Unë i premtoj kryeministrit Rama se Kosova dhe Shqipëria, nuk do të bashkohen kurrë siç pretendon ai, në një formë klasike. I lutem udhëheqësit shqiptar të ndalojë këto deklarata që shkaktojnë destabilitet të mëtejshëm në rajon”, ka shkruar Vuçiç në rrjetin social Twitter.
Lidhur me deklaratën e Edi Ramës ka reaguar dhe Drejtori serb i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, Marko Djuriç, i cili e ka konsideruar atë si një sulm ndaj paqes.
Djuriç tha se fjalët e liderit të qeverisë shqiptare janë kërcënim për stabilitetin e rajonit dhe një ftesë e rrezikshme për ripërcaktimin e kufinjve në Ballkan, duke kërkuar që Shqipëria të ndalojë së rrahuri daullet e luftës.
Sipas Djuriç kjo është një deklaratë e përsëritur e kryeministrit shqiptar që bie mbi kompetencat e BE-së, OKB-së e organizatave ndërkombëtare për të shprehur një qëndrim mbi kërkesat, që sipas tij, sjellin nxitje për ndarje të reja etnike dhe konflikt në rajon.
Kryeministr Edi Rama tha në një intervistë në Prishtinë se Shqipëria dhe Kosova bashkohen në rrugë klasike nëse BE-ja nuk do të hapë rrugë për integrimin europian dhe liberalizimine vizave.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
64.9%
-
Edi Ramën
29.6%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 3790
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Irani anulon të gjitha fluturimet gjatë natës, s’po kontakton dot as Komandantin e QUD-s, u nis për Liban! Viktima e sulmit terrorist në Beersheva, ushtare izraelite
6 Tetor, 22:28
-
Bremer i dëmtuar, Motta i kërkon klubit të preferuarin e tij! Në skenë edhe Sergio Ramos
6 Tetor, 22:18
-
Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas
6 Tetor, 22:09
-
VIDEO/ Ulërima dhe dhimbjet e Carvajal, kapiteni i Real Madrid mbyll sezonin! 'Galaktikët' i rinovojnë kontratën
6 Tetor, 21:55
-
FOTO e autorit të vrasjes në Sarandë! Detaji: Viktima Bizioni prej një viti e mbante në shtëpi, i kërkoi Beqirit që të largohej për shkak të alkoolit!
6 Tetor, 21:46
-
Kurbin/ Policja përplas me makinë këmbësorin, 51-vjeçari vdes te Trauma! AMP arreston efektiven (EMRI)
6 Tetor, 21:32
-
FOTOLAJM/ E veçantë në Superligë, ultrasit e AF Elbasanit dhe Vllaznisë qëndrojnë në një tribunë
6 Tetor, 21:12
-
Renditja/ Vllaznia dhe AF Elbasani spektakël pa gola, Teuta turpëron 3-1 Tiranën! Partizani në krye të Superligës
6 Tetor, 20:58
-
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës: Përveç Bayraktar e Javelin, FSK ka dhe sisteme të tjera
6 Tetor, 20:52
-
Sarandë/ I kërkoi të largohej nga shtëpia, 42 vjeçari vret shokun që e strehoi 1 vit! E goditi me shishe qelqi në oborr! Dyshohet se ishte i dehur (EMRAT + FOTO)
6 Tetor, 20:46
-
Kombëtarja kuqezi i merr Italisë kapitenin e Juventus U17, garanci për prapavijën
6 Tetor, 20:31
-
Balla takim me emigrantët shqiptarë në Londër: Vota e Diasporës, moment historik për demokracinë! Një borxh i kthyer, ja si bëhet regjistrimi
6 Tetor, 20:20