Serbia akuzon: Maqedonia na ka
përgjuar/ Pritet bisedë Vuçiç-Zaev

Serbia akuzon: Maqedonia na ka<br />përgjuar/ Pritet bisedë Vuçiç-Zaev
Situata mes Serbisë dhe Maqedonisë është mjaft e nxehtë pas tërheqjes së trupit diplomatit nga Shkupi nga ana e Beogradit.
 
Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe Ivica Daçiç.
 
Në një reagim për mediat serbe, kryediplomati serb u shpreh se është në dijeni të gjithçkaje. “Unë mund të ju them se ne dimë gjithçka, ne dimë se çfarë vendimi kanë marrë ata, çfarë punojnë e çfarë do të punojnë.
 
Ata duhet të kuptojnë se ne dimë gjithçka. Serbia dëshiron ta qetësojë situatën e re të krijuar me Maqedoninë, e cila nuk bazohet në supozime, por në fakte të vërtetuara pa hamendje të cilat flasin për ofenzivë të forcuar të kundër Serbisë” tha Ivica Daçiç.
 
Ndërsa për të qartësuar situatën pritet një bisedë telefonike mes Presidenti Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas, Zaev.
 
Raportet mes dy vendeve u tensionuan kur Maqedonia kishte mbështetur anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, për të vazhduar më pas me përfshirjen e një agjenti serb në protestat e dhunshme në Kuvend më 27 prill. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete