Serbia autostradë drejt Kosovës 
 lidhet me "Rrugën e Kombit"

Serbia autostradë drejt Kosovës <br /> lidhet me
Qeveria serbe ka miratuar projektin e ndërtimit të një autostrade drejt Kosovës. Punimet për të do të nisin gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.
 
Lajmin e ka bërë të ditur numri dy i qeverisë, zëvendëskryeministrja, Zorana Mihajloviç, e cila është shprehur se kjo autostradë është me shumë rëndësi për Serbinë.
 
“Për ne kjo autostradë është me shumë rëndësi, jo vetëm për shkak të transportimit të mallrave e njerëzve, por për shkak se përmes Korridorit 10 do të lidhemi edhe me Bullgarinë, Shqipërinë e Maqedoninë dhe kjo do të thotë më shumë punë për kompanitë tona”, theksoi ajo.
 
Kësisoj, rruga Durrës-Kukës-Morinë-Merdare, e quajtur "Rruga e Kombit", në bazë të projektit Beogradit, pritet të vazhdojë deri në Nish.
 
Rruga do të shtojë ndjeshëm shkëmbimet bregdetare nga porti i Durrësit e më gjerë.

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni