Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka bërë ftesë kompanisë kineze të teknologjisë, Huawei që të shoh mundësinë e hapjes së një qendër të dhënash për Europën Juglindore në qytetin Kragujevac.
Kryeministrja e Serbisë tha se qeveria serbe është e kënaqur me dy projektet e mëdha të kompanive kineze që operojnë në Serbi.
Bërnabic do të vizitojë pas pak ditësh Kinën dhe atje mendohet se mund të nënshkruajë një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë Huawei.

Huawei po përballet me shumë kritika në arenën ndërkombëtare, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur në listë të zezë. Administrata amerikane dyshon se kompania furnizon me të dhëna qeverinë e Pekinit.
Sipas ekspertëve, siguria aktuale e pajisjeve të kompanisë Huawei është më e ulët se ajo e kompanive konkurrente perëndimore.
Vendimi i Beogradit zyrtar bie ndesh me deklarata e Washingtonit që Ballkani Perëndimorë duhet të shmang me çdo kusht penetrimin ekonomik të Kinës dhe Rusisë në rajon, qëndrim i cili u përforëceua edhe para pak ditësh nga i dërguari i Departamentit të Shtetit Palmer.
/Shqiptarja.comKomente

