Serbia dhe Shqipëria:
Përgatitjet për një start të ri

Serbia dhe Shqipëria:<br />Përgatitjet për një start të ri
TIRANE- Përmirësimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë, mund të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit në disa fusha, pavarësisht çështjes së Kosovës, në mënyrë të veçantë duke u nisur nga fakti se të dy vendet, si qëllim kryesor të tyrin kanë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, raportuan zyrtatët gjatë një prezantimi "Serbia dhe Shqipëria: Përgatitjet për një start të ri".

 Zhvillimi ekonomik, tregtia, siguria rajonale dhe pozicionimi i minoriteteve etnike janë fushat në të cilat të dy vendet mund të përmirësojnë bashkëpunimin. Pjesmarrësit në këtë takim vlerësuan rolin e madh të mediave dhe NGO-ve për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet kulturës, universiteteve, sektorit civil dhe stereotipeve të tjera.

Qendra Fondi Ndërkombëtar i Çështjeve të Sigurisë dhe Fondacioni Friedrich Ebert organizuan ëorkshopin duke mbledhur së bashku ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtarë politikë nga Shqipëria dhe Serbia. Drejtori i kësaj organizate Zarko Petrovic vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk duhet të fokusohen vetëm te një drejtim, ajo e çështjes së Kosovës, sepse dy vendet ndajnë shumë mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?