Sipas raportimeve të disa mediave britanike, Serbia do i bëjë një ofertë Lordit britanik Peter Mandelson për ta ndihmuar që vendi të integrohet në BE.
 
Oferta sipas mediave britanike do t’i bëhet Mandelson, një ish- ministër dhe aleat i ngushtë i Tony Blair, për shkaqe ekonomike.
 
Sipas Daily Mail së fundmi ishte përfolur se Serbia do të punësojë Tony Blair si këshilltar, por kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç e ka hedhur poshtë këtë alternative pasi ai ishte tepër i shtrenjtë
 
Sipas Vuçiç Mandelson është një nga djemtë më të zgjuar që ka takuar ndonjëherë.

Shumë serbë janë habitur me përzemërsinë midis  Vuçiç dhe Blair, i cili ka mbështetur sulmet ajrore të NATO-s në Serbi në vitin 1999 gjatë konfliktit në Kosovë.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)