Një grua ka humbur jetën pas reshjeve të mëdha të shiut dhe përmbytjeve në Serbi, katër muaj pasi nga përmbytjet rekorde, humbën jetën rreth 80 vetë në Ballkan.
Më i prekuri është fshati lindor, Tekija, në bregun e djathtë të Danubit. Më se 300 banorë të këtij fshati, prej 1 mijë sa janë gjithsej, janë evakuuar, ka njoftuar policia.
Pjesët e tjera në lindje të Serbisë po ballafaqohen me përmbytjen, përfshirë qytetet Negotin, Klladovë dhe Majdanpek, ku kanë rënë 50 litra shi për një metër katror.
Përmbytje ka pasur edhe në Kroaci, ku janë goditur pjesët qendrore, përfshirë qytetet Krallovac dhe Sisak. Afro 2 mijë njerëz janë evakuuar nga Karllovaci, gjatë fundjavës.
Para katër muajsh, nga përmbytjet në këto Ballkan u prekën rreth 2 milionë njerëz. Banka Evropian për Rikonstruktim dhe Zhvillim kishte vlerësuar se dëmet nga këto vërshime në të dy vendet, mund të arrijnë në 3 miliardë euro.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com