Duke komentuar deklaratën e Tomislav Nikoliç se Serbia duhet të zgjedhë midis Kosovës dhe BE-së, kreu i diplomacisë serbe tha se presidenti ka dalë në këtë konkluzion nga komunikimi me shefin për zgjerimin Johannes Hahn duke kuptuar që vendet duhet të zgjidhin çështjet territoriale para se të hyjnë në BE, por ai shpreh tjetër qëndrim.
“Si ministër i jashtëm unë mendoj që formalisht dhe zyrtarisht asnjë nuk e ka bërë një kërkesë të tillë. Qëndrimi ynë është se dialogu me Prishtinën mbetet neutral ndaj statusit dhe ne duam që të flasim për zgjidhjen përfundimtare, ndonëse pala tjetër nuk është e interesuar”, ka theksuar Daçiç duke shtuar se Serbia po përpiqet të përmirësojë pozitën e saj ndërkombëtare.
Sipas tij, samiti i liderve të Europës qendrore e lindore javën e ardhshme në Beograd do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme në 2 apo 3 dekadat e fundit për Serbinë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)