Serbia në BE, Hann-Daçiç: Duhet
të vazhdojë dialogu me Kosovën

Serbia në BE, Hann-Daçiç: Duhet<br />të vazhdojë dialogu me Kosovën
Serbia ka bërë hapa në rrugën drejt Bashkimit Europian por duhet të vijojë edhe dialogun me Kosovën.

Ka qenë ky mesazhi i përcjellë nga komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn kreut të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç gjatë një konference për shtyp. “Serbia duhet të vijojë me reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian. Duhet të vijojë edhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovës”, tha Hahn në takimin me Daçiç.

Ndërsa ky i fundit përsëriti angazhimin e qartë të Serbisë në rrugën evropiane, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, përfshirë këtu normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

“Anëtarësimi i Serbisë në BE nuk është një qëllim në vetvete, por ne shohim integrimin evropian, në radhë të parë si një mjet për të nxitur reformat dhe modernizimin në të gjitha fushat e shoqërisë dhe shtetit”, tha Dacic.

Dy zyrtarët u takuan në Bruksel në një konferencë në lidhje me strategjinë e BE për rajonin Adriatik-Jon. Ky takim vjen pak ditë përpara vizitës së komisionerit Hahn në Serbi dhe Mal të Zi më 20 dhe 21 nëntor 2014.



Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat