Serbia në zgjedhje të parakohshme
Serbia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme vetëm një vit pas zgjedhjeve të fundit.
Serbia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme vetëm një vit pas zgjedhjeve të fundit.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, në një mbledhje partiake ka thënë se ka marrë vendim për zgjedhje, pasi duhet konfirmuar politika e shtetit. Pas presionit nga Shtetet Perëndimore, për njohjen e Kosovës, por edhe zgjidhjes mes Rusisë dhe Bashkimit Europian, Vuçiç kërkon një mandate për të kryer reformat e nisura.
“Serbisë i duhet një mandate katër vjeçar në mënyrë që proceset integruese e demokratike të mos kenë më kthim, pasi pas këtyre katër viteve nuk do të ketë kthim në të kaluarën. Serbisë i duhet një mandat i plotë para vendimeve të vështira dhe t’i bashkohet Bashkimit Europian si një partner i fuqishëm”, tha Vuçiç.
Serbia është përballur edhe me kërkesa për ndryshime kushtetuese kur mund të pasoj heqja e Kosovës nga preambula kushtetuese, por edhe një orientim më i qartë drejt Bashkimit Europian.
Vuçiç vendos për zgjedhje në momentet kur opozita serbe mezi vërehet, por edhe në një kohë kur po përballet me kritika për kontroll të fortë ndaj mediave.tch
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?
-
Po
4.9%
-
Jo
89.7%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2548
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Egli Progës, Karabina: Policia tentoi ta manipulojë, ngjarja dëshmon degradimin e shtetit! Të hetohen organet kompetente
14 Gusht, 17:13
-
Izraelitët të shqetësuar nga kërcënimet për sulme nga Irani dhe Hezbollahu
14 Gusht, 17:10
-
Ilir Yzeiri: Vdekja e Eglit dhe dy fëmijët jetimë vlejnë më shumë se sedra juaj e prekur, z. Rrumbullaku
14 Gusht, 16:58
-
Ura e Ibrit në Mitrovicë, ambasadori gjerman mbështet ‘vijat e kuqe’ të KFOR: Duhet shtensionim
14 Gusht, 16:56
-
Trump apo Harris? Ja ç’parashikon sondazhi i fundit! Si ndahet mbështetja në shtetet kyçe
14 Gusht, 16:34
-
Jo pagesa në euro në dyqane, restorante, farmaci e qendra tregtare! BSH për Report TV: Opsion edhe vendoja e një tavani për pagesat në monedhën evropiane
14 Gusht, 16:31
-
Mënyra se si ju shtrydhni pastën e dhëmbëve thotë shumë për personalitetin tuaj
14 Gusht, 16:29
-
Vlorë/ I vuri flakën një automjeti mbrëmjen e djeshme, arrestohet 36 vjeçari
14 Gusht, 16:20
-
BE: Statusi i urës mbi lumin Ibër në dialogun Kosovë-Serbi
14 Gusht, 16:14
-
Shkodër/ Zjarr në fshatin Kaprre në Shalë
14 Gusht, 16:13
-
Diplomat elektronike të Maturës, mbi 25 mijë maturantë e përfituan online tek e-Albania
14 Gusht, 16:12
-
Policia e referoi 'vrasje me dashje', prokuroria zbuti akuzën' për vrasësin e Egli Progës! Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nis verifikimin
14 Gusht, 15:58