Serbia ndalon vizitën e Pacollit në Novi Pazar, Prishtina: Beogradi po shkakton tensione

Serbia ndalon vizitën e Pacollit në Novi Pazar, Prishtina: Beogradi po shkakton tensione

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli

Pas moslejimit të vizitës së Behgjet Pacolli në Novi Pazar, Serbi, një reagim ka ardhur nga ana zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Sipas një komunikate të shpërndarë nga MPJ-së, shkruhet se Republika e Kosovës ka vepruar gjithmonë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit mbi vizitat e zyrtarëve të lartë dhe ka respektuar procedurat e kërkuara.

Ky rast tregon përsëri se Beogradi nuk është i angazhuar të respektojë Marrëveshjet e Brukselit dhe shkakton tensione të panevojshme për të parandaluar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës në territorin e Serbisë. Ne, sot jetojmë në shekullin, ku lëvizja e lirë e njerëzve është e drejtë fundamentale e njeriut dhe çdo shtet e qeveri duhej ta respektoj atë. Kosova ka respektuar këto të drejta me përkushtim të madh dhe do t’i respektoj gjithmonë derisa mos të abuzohet me to, si në shumë raste që ka ndodhur në të kaluarën me mysafirët nga shteti fqinj verior.  

Shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme

Më tej në deklaratë shkruhet se edhe vizitat e kosovarëve tek bashkëkombasit e tyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duhet të vihen në reciprocitet me vizitat e serbëve tek bashkëkombësit e tyre në Kosovë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut