Serbia nënshkruan marrëveshje
me NATO për cështje ushtarake

Serbia nënshkruan marrëveshje<br />me NATO për cështje ushtarake
Kuvendi i Serbisë ka ratifikuar dje Marrëveshjen për bashkëpunim me NATO-në që parasheh lëvizje të lirë dhe imunitet për të gjithë pjesëtarët e NATO-s.
 
Marrëveshjet ndërmjet Serbisë dhe NATO-s për bashkëpunim në fushën e mbështetjes logjistike parasheh lëvizje të lirë dhe imunitet të të gjithë pjesëtarëve të NATO-së në Serbi, si dhe privilegje që kanë të bëjnë me diplomatët sipas Konventës së Vjenës. Gjithashtu atyre u mundësohet që me ushtrinë serbe të shkëmbëjne informacione të besueshme dhe pajisje.
 
Kjo marrëveshje, sipas mediave serbe, i hap dyert për bashkëpunim edhe me të fuqishëm të Serbisë me NATO-n, respektivisht Organizatës së Aleancës për mbështetje dhe porosi (NSPO) dhe Agjencisë tjetër të ngjashme (NSPA).
 
Pjesëtarët e këtyre dy trupave të NATO-s dhe mjetet e tyre do të kenë, siç thuhet, “të drejt që të lëvizin të papenguar dhe të qarkullojnë në tërë Serbinë”, derisa hyrja në zonën e ndaluar të sigurisë do të bëhet në pajtim me organet qeveritare serbe.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën