'Serbia të heq pengesat ose vendosim reciprocitetin'! Mustafa: Asnjë taksë nuk duhet të prishë miqësinë tonë me SHBA

'Serbia të heq pengesat ose vendosim reciprocitetin'! Mustafa: Asnjë taksë nuk duhet të prishë miqësinë tonë me SHBA

Ashtu siç pritej LDK, partia bashkëqeverisëse me Vetëvendosjen, ka mbështetur heqjen e taksës 100 % të produkteve serbe. Isa Mustafa, përmes një statusi në facebook, tha se asnjë taksë nuk duhet të prish miqësinë tonë me SHBA, ndaj  ajo duhej hequr duke pranuar se SHBA kishin peshën e tyre në këtë vendim të Kryeministrit Albin Kurti.

Asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me SHBA - tha Mustafa- ndërsa shton se BE tashmë  duhet të heq 'tarifën e izolimit; për qytetarët e Kosovës. Isa Mustafa thekson se nëse Serbia nuk heq pengesat ndaj Kosovës, atëherë do të aktivizohet masa e reciprocitetit.

"Rezultati që ne duhet të synojmë është njohja reciproke, e cila përfundimisht zgjidhë edhe problemet e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Serbinë"  shprehet ndër të tjera Mustafa.

Postimi i plotë i Isa Mustafës.

Qytetarë të nderuar,

Nga SHBA dhe BE po kërkohet fillimi i një procesi të ri të dialogut për Marrëveshjen Përfundimtare me Serbinë. E si kusht i kësaj, heqja urgjente e tarifës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina.

Në Programin Qeverisës të harmonizuar me Lëvizjen Vetëvendosje jemi orientuar për heqjen e tarifës dhe zbatimin e masave reciproke me Serbinë, për çfarë nuk janë përcaktuar modalitetet e reciprocitetit dhe renditja e hapave.

Në situatën aktuale të realpolitikës është e rëndësisë themelore të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me SHBA-të dhe të vlerësohet roli prijës i tyre në këtë proces. Jam shumë i bindur se vetëm me SHBA-të mund të përmbyllet Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë. Për më tepër kur i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell u shpreh se SHBA-të nuk parashohin shkëmbim të territorit. Kjo edhe e bënë tarifën instrument të parëndësishëm të preventimit të dialogut për territorin.

Po ashtu duhet të vlerësohet roli i BE-së në këtë proces dhe i përfaqësuesit të lartë, z. Borell. Për aq sa duhet të vlerësohet pritja e drejtë e qytetarëve të Kosovës që ata të trajtohen nga BE si qytetarë evropian dhe se do tu hiqen prangat e lëvizjes së lirë përmes liberalizimit të vizave si rezultat edhe i këtij procesi. BE dhe shtetet e caktuara duhet të heqin paragjykimet ndaj Kosovës, sepse izolimi është një tarifë e skajshme e BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës.

Aktualisht vërehet qartë se procesit të dialogut po i japin dinamikë dhe fuqi të veçantë SHBA-të në personalitetin e fuqishëm të Ambasadorit Grenell.

Kosova, për bindjen time, ka nevojë të shfrytëzoj këtë situatë për të përmbyllë dialogun me Serbinë. SHBA-të kanë qenë lidere të pavarësisë së Kosovë. SHBA-të mund të jenë lidere efektive të përmbylljes së problemeve që i kemi me Serbinë dhe e një politike për ringjallje ekonomike të Kosovës.

Thënë shkurt, asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me SHBA-të por dhe me BE-në

Për këto arsye, vlerësoj se: Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në; Kosova duhet të njoftojë partnerët tanë për të gjitha pengesat ekonomike, tregtare dhe politike, të cilat në periudhën në vazhdim duhet ti heq Serbia dhe Bosna dhe Hercegovina, në mënyrë që pengesat reciproke të jenë zero;

Vendet e BE-së do duhej të hiqnin “tarifën e izolimit” të qytetarëve të Kosovës”

Nëse Serbia, në kohën që ne e bashkërendisim me mirëkuptim me partnerët tanë , nuk eviton pengesat, atëherë Kosova duhet aktivizon masat e reciprocitetit.

Rezultati që ne duhet të synojmë është njohja reciproke, e cila përfundimisht zgjidhë edhe problemet e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Serbinë dhe krijon ambient të sigurt dhe pozitiv për investime të jashtme, për punësim dhe prosperitet ekonomik.

Konsideroj se na ndihmon bashkëpunimi i ngushtë me VV-në, si partnerë të koalicionit, dhe marrja e përgjegjësive të përbashkëta që ta menaxhojmë këtë proces duke u bërë kjo Qeveri prijetare e zgjidhjes në kohën e duhur.

Opozita gjithëherë ka kërkuar rol të fuqishëm të SHBA-së dhe efikasitet të BE-së. Në horizont është edhe njëra edhe tjetra.

Ia vlen të jemi bashkë dhe të bëjmë zgjidhje për Kosovën!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston